Shqiptari fiton 1 milion euro në bastore

E publikuar: 13/11/2015 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqiptar Gashi, nuk i kishte shkuar mendja që mund të fitonte, edhe pse kanë kaluar 16 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, që kur ai nuk ka lëshuar asnjë ndeshje pa vënë bast.

“Kur erdha të paguaja tiketën në fillim pata vënë bast për Shqipërinë, pastaj vendosa të vë bast për Kosovës, dhe në fund zemra nuk ma deshti dhe thash më mirë barazim”, tregon ai, duke sqaruar se ky ishte më shumë një veprim incercie që ai e bënë para çdo ndeshje.

Gjasat i kishte më të mira në bastore Shqipëria sesa Kosova. Por edhe Kosova sipas ekspertëve të basteve, nuk ishte larg pasi gjysma e lojëtarëve të Shqipërisë janë nga Kosova.

“Shkova në stadium sepse kjo është një ndeshje historike që nuk munda ta lë pa e parë, dhe vetëm në fund pasi përfundoj ndeshja duke kërcyer lart me gjithë tifozët tjerë, mu kujtua se mund të kem fituar”, tha ai i entuziazmuar.

Ai madje nuk e kishte ditur as shumën që e kishte zënë në bastore dhe kur e pa bërtiti “Shqipni Etnike”.

Gashi tha se një pjesë të këtyre parave do t’i dhuroj për çështje humanitare që kanë të bëjnë me zhvillimin e sportit kosovaro-shqiptar.