Shqiptari Dritan Abazoviq është mandatar i qeverisë së re në Mal të Zi

E publikuar: 03/03/2022 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqiptari Dritan Abazoviq është mandatar për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka njoftuar se ia ka dhënë mandatin liderit të Lëvizjes Qytetare URA dhe ish-zëvendëskryeministrit.

Abazoviq dhe Gjukanoviq u takuan më herët gjatë ditës së sotme, ku ky e fundit e njoftoi zëvendëskryeministrin se i ka përfunduar konsultimet me të gjitha partitë.