Një shqiptar, i cili goditi me thikë ish-bashkëshorten e tij dhe të dashurin e saj në Luton të Anglisë, është dënuar për tentativë vrasje. Fatmir Mula, 44 vjeç, i cili jeton në Londër, goditi me thikë Elena Melnyk.
Mula, me shtetësi kosovare, gjithashtu goditi dhe Nicholas White, i cili mori plagë më mushkëri dhe mëlçi. Shqiptari sulmoi me thikë ish-bashkëshorten dhe të dashurin e saj më 12 qershor të vitit 2015, kur ajo shkoi për të marrë fëmijët që ndodheshin me të atin.
Prokurori tha se i dashuri i ri i gruas arriti ta largojë atë nga duart e shqiptarit duke e mbrojtur, ndërsa mori vetë dy goditje në gjoks dhe një në qafë.
Mula pas kësaj arriti të largohej duke dalë nga dritarja, por u arrestua disa ditë më pas, shkruan “Panorama”. Ish-bashkëshortja ka treguar se Mula e kishte kërcënuar atë se nëse do të divorcohej do ta vriste.
44-vjeçari mori dy herë dënim të përjetshëm dhe i duhet të kryejë minimumi 11 vite burg para se të kërkoi rishikim dënimi.
Sipas gjykatës veprimi i tij ishte plotësisht i pajustifikuar dhe erdhi pa asnjë provokim apo sulm të planifikuar. Mula, thuhet në vendimin e gjykatës është qartësisht një person me rrezikshmëri të lartë.
Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm, goditi me thikë gruan
NGA KATEGORIA