Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka shprehur bindjen se shqiptarët në Gjermani sot janë biznesmenë me ndikim global, e kjo e bën atë që të ndjehet krenar.
“Shqiptarët në Gjermani sot janë biznesmenë me ndikim global si Ekologu e me firma me reputacion në nivel në Gjermani si kompanitë Heyby, Niki, Nuha e Kelmendi. Të gjithë këta anëtarë të Unionit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Gjermani dhe aktivë në aktivitete biznesore edhe në Kosovë”, ka thënë Murati, përcjell Koha.net. “Krenar për të arriturat e tyre dhe vullnetin e tyre për të qenë partnere të zhvillimit ekonomik të vendit”, ka shtuar më tej ai.