Qytetarët e Shqipërisë renditen menjëherë pas atyre të Bosnje e Hecergovinës sa i përket fuqisë blerëse të cilët sipas Zyrës së Statistikave Evropiane (Eurostat), janë më të varfrit në Ballkan.
Në bazë të këtyre statistikave, qytetarët kroatë kanë fuqinë më të lartë blerëse në Ballkan, e cila është 59 për qind e mesatares evropiane, ndërsa ata të Bosnje e Hecergovinës është më e keqja me 28 për qind. Por, fare afër standardit boshnjak janë shqiptarët me vetëm 29 për qind, transmeton lajmi.net.
Mali i Zi është në nivelin e 39 për qind të mesatares së BE, Maqedonia dhe Serbia në 36 për qind.
Sipas Eurostat, niveli më i lartë i konsumit aktual individual në vendet e rajonit gjithashtu është në Kroaci, me 59 për qind të mesatares evropiane.
Luksemburgu fuqia më e madhe blerëse në Evropë
Ndërsa në mesin e shteteve anëtare të BE-së, fuqia më e madhe blerëse është regjistruar në Luksemburg, me një nivel që shkon dy herë e gjysmë mbi mesataren evropiane, me 263 për qind, dhe në anën tjetër renditet Bullgaria me nivelin më të ulët të mesatares evropiane me 45 për qind.