Refik HASANI
Sotë 4 Mars, Presidenti i Serbisë,z.Tomislav NIKOLIÇ,duke e shpërndarë Parlamentin shpallë zgjedhjet e parakohshme, për datan 24 prill. Paralementi i Serbië që pas luftës së armatosur të UÇPMB-ës e këndej është përbër herë me një deputet Shqiptarë e tani në legjislaturën e fundit kishte dy Deputet. Në të gjitha legjislaturat shqiptarët asnjëher nuk garuan me një listë të përëbashkët,ishin të ndar e përqarë një herë pro e kontra pjesëmarrjes për parlament të Serbisë e së fundmi me shumë lista. Parlamenti i Serbisë përbëhet nga 250 ulëse, ku shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës duke garuar me një listë të përbashkët sikurse minoriteti Serbë në Kosovë do të bëhen faktor politik. Kur ksaj i shtojm që shqiptarët e këtij Rajoni së bashku me Hungarezët, Boshnjakët, Bullgarët, Romët dhe të tjerë do të forcohen në interes të vetë këtyre pakicave dhe Rajoneve të tyre. Prishtina dhe Tirana zyrtare të reflektojn pozitivisht që shqiptarët të garojn vetëm përmes një liste të përbashkët për Paralement të Serbisë. Duke garuar me një listë më shumë kan gjasa të fitojn ulëse të këtji Parlamenti. Duke fituar më shumë ulëse se tani do të krijohen rrethana që së bashku me Hungarezët, Boshnjakët, Bullgarët, Romët etj të krjijojn një bllokë të pakicave dhe të do të mirren në konsiderate më shumë. Duke qen bashk të gjithë nuk do të diskriminohen, do të mundë të përfaqësohen,mirren inciativa në interes të tyre. Vetëm bashkimi në një listë shqiptare e bën fuqin elektrorale dhe ligjore që të jen një zë i fuqishëm kundër diskriminimit të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.