Rezultatet preliminare nga zgjedhjet parlamentare të së dielës në Kroaci kanë konfirmuar sërish fitoren e Ermina Lekaj- Prljaskaj për deputete.
Prljaskaj, e cila është me origjinë nga Zymi i Hasit të Kosovës ka fituar më së shumti vota në listën e kandidatëve të pakicave.
Lajmi është konfirmuar në faqen e saj zyrtare të facebook’ut.
Ermina vjen nga Kosova, ndërsa është shkolluar në Rijekë. Është juriste e diplomuar, si dhe ka të dhënë provimin e jurisprudencës. Aktualisht është duke vijuar studimet pasuniversitare në Menaxhim të Marketingut.
Për deputet në parlamentin kroat, në garë ishin edhe dy kandidatë tjerë shqiptarë, por që nuk arritën të kalojnë pragun.