Shqiptarë e serbë e keqkuptuan mandatin e Speciales

E publikuar: 25/09/2017 09:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa shqiptarë dhe serbë në Kosovë e kanë keqkuptuar mandatin e Gjykatës Speciale.

Ky fakt është nxjerrë nga disa anketa të realizuara nga organizata ”Integra”.

Drejtori i saj, Kushtrim Koliqi tha të hënën në ”Syte 7″ të Klan Kosovës se kanë anketuar 1400 banorë ku ata kanë menduar se Gjykata Speciale ka për qëllim të trajtojë rastet e korrupsionit.

Raporti sipas Koliqit do të publikohet në datën 9 tetor.

Drejtori i “Integras” akuzoi institucionet se nuk e kanë treguar qëllimin e krijimit të kësaj gjykate.

Gjykata Speciale do të trajtojë rastet e paraqitura në raportin e senatorit zviceran, Dick Marty, për krime të supozuara të pjesëtarëve të UÇK-së.