Vogëlushja që po merrte pjesë bashkë me familje, në një festival gjuetie shpezësh në Issyk-Kul të Kirgizisë, është sulmuar keq nga një shqiponjë.
Shpeza me hapje krahësh prej tre metrash, ia ka ngulur kthetrat në shpinë dhe dorë, duke i shkaktuar lëndime të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon atë duke qarë e shqetësuar, ndërsa të afërmit provojnë ta qetësojnë.
Mjekët u desh t’ia qepnin plagët, të cilat do të marrin kohë për t’ju shëruar. /Telegrafi/