Hulumtimi i gjuhës shqipe në Beograd është kryer bashkërisht nga hulumtuesit e Institutit Ballkanologjik të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë dhe doktorantët nga Katedra për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqipe në Fakultetin Filologjik në Beograd.
Kjo është pjesë e një projekti më të gjerë që studion praktikat e shumëgjuhësisë në Beograd dhe që, krahas gjuhës shqipe, përfshin edhe gjuhën hungareze dhe atë rumune, shkruajn sot Marija Mandiq, Ana Sivaçki dhe Valdete Osmani në Koha Ditore.
Andaj, qëllimi i studimit është i shumëfishtë: krahas përcaktimit të statusit të gjuhës shqipe, duam të nisim një dialog rreth Beogradit si një qytet shumëgjuhësor dhe shumetnik, në të cilin, në hapësirat publike, gjuhët e pakicave ende janë të padukshme.
Rasti i gjuhës shqipe është i ndjeshëm për shoqërinë, sepse në statusin dhe përdorimin e saj në mënyrë të theksuar ndikon edhe konflikti serbo-shqiptar në Kosovë.