Shqipëria rrezikon që t’i rikthehen vizat në rast se dhënia e shtetësisë sipas skemave investitore konsiderohet se përbën një rrezik në rritje për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të Bashkimit Evropian. Kështu thuhet në progresraportin e publikuar të mërkurën, për vendin tonë.
“Sa i përket shtetësisë, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rreziqe për sa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian.