12 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit, raportoi Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë 557 janë raste të reja me sëmundjen infektuese nga 1948 testime.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë,
27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje,
16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër, etj.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 38.182 raste pozitive, prej tyre 18.849 janë të shëruar, 18.523 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 810 persona./A2