“Shqipëria nuk do të jetë vetëm nëse përballet me fluksin e refugjatëve”

E publikuar: 18/03/2016 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Shqipëria nuk do të jetë vetëm, nëse do të përballet me fluksin e emigrantëve”. Kjo ishte deklarata e përsëritur disa herë nga Komisionari për Migrimin në BE, Avramopoulos.

Zyrtari i lartë i BE, tha se deri tani nuk ka asnjë sinjal për përfshirjen e Shqipërisë nga ky fluks, por nëse do të ndodhë, BE do të jete e gatshme ta ndihmojë qeverinë shqiptare për çfardo kërkesë që do të ketë.

Avramopoulos kërkoi nga Shqipëria që të bëjë më shumë për të ulur emigrimin e shqiptarëve të parregullt.

Edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh i gatshëm për t’u përballur me fluksin e emigrantëve duke marrë përgjegjësitë e veta.