Shqipëria ruan vendin e parë në grup, pasi mori një pikë në ndeshjen përballë Ishujve Faroe në Arenën Kombëtare.
Një ndeshje me disa mundësi, por kuqezinjtë nuk arritën të gjejnë portën. Megjithatë, me një pikë të marrë, ruajmë vendin e parë në grupin E.
Shqipëri-Ishujt Faroe 0-0
67′ Kombinim i bukur mes Asanit dhe Dakut, godet sulmuesi anësor por topi devijohet në këndore nga një prej mbrojtësave kundërshtarë
55′ Për pak na befasojnë Ishujt Faroe, goditja e Bjartalid shkon ngjitur me shtyllën e Strakoshës
45+7′ Tjetër rast për Shqipërinë, Daku shpërdoron i vetëm përballë portierit kundërshtar
45+7′ Uzuni i afrohet golit, pret portieri kundërshtar
36′ Aksion individual i Nedim Bajramit, fantazisti provon me një goditje të fortë, por ndalet nga portieri kundërshtar
30′ Përplasje e frikshme mes lojtarëve të Ishujve të Faroes, problem për njërin prej tyre
19′ Asllani provon topin e gjatë për Dakun, sulmuesi provon deri në fund, por ishte në pozicion jashtë loje
1′ Starton ndeshja, Shqipëria luan e kualifikuar ndaj Ishujve Faroe, por pretendon të sigurojë edhe vendin e parë në Grupin E
Trajneri Sylvinho ndërkohë ka hapur letrat sa i takon formacionit teksa ka pesë ndryshime nga 11-tëshja e fundit që luajti ndaj Moldavisë. Kështu, Strakosha merr vendin në portë ndërsa në mbrojtje Balliu aktivizohet në vend të Hysajt. Në mesfushë pushon Ramadani dhe aktivizohet Bare ndërsa në sulm rikthehet Uzuni dhe Daku në vend të Seferit dhe Cikalleshit