Shqipëria mposhtet edhe nga Suedia

E publikuar: 25/03/2024 21:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Suedia ka shënuar fitore minimale në ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë.

1:0 përfundoi takimi në “Friends Arena” në Stochholm.

Golin e vetëm e realizoi Gustaf Nilsson, në minutin e 62-të.

Në anën tjetër, Shqipërisë iu mohua një penallti.

Ndërhyrja ndaj sulmuesit Armando Broja, nuk u akordua në 11-metërsh.

Kjo është humbja e dytë në dy ndeshjet miqësore.

Të premten skuadra e Sylvinhos, humbi me rezultat 0:3 ndaj Kilit.