Suedia ka shënuar fitore minimale në ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë.
1:0 përfundoi takimi në “Friends Arena” në Stochholm.
Golin e vetëm e realizoi Gustaf Nilsson, në minutin e 62-të.
Në anën tjetër, Shqipërisë iu mohua një penallti.
Ndërhyrja ndaj sulmuesit Armando Broja, nuk u akordua në 11-metërsh.
Kjo është humbja e dytë në dy ndeshjet miqësore.
Të premten skuadra e Sylvinhos, humbi me rezultat 0:3 ndaj Kilit.