Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për grupmoshat U-21 e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton KosovaPress.
Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2021.
Mysafirët dolën triumfues nga ky takim derisa golin e vetëm e realizoi Enis Çokaj në minutën e 34 të ndeshjes.
Në pjesën e dytë Kosova e drejtuar nga trajneri Rafet Prekazi u tregua më kërkuese duke e kërkuar golin e barazimit por ishte shtylla që ia mohoi një gjë të tillë në minutën e 54 të takimit.
Pas kësaj ndeshjeje, Shqipëria renditet në vendin e tretë në grupin 3 me 14 pikë, kurse Kosova mbetet me nëntë pikë në vendin e pestë.