Shqipëria merr një lajm të mirë nga FIFA

E publikuar: 04/06/2015 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes miqësore me Francën, e cila do të luhet me 13 qershor në Elbasan Arena.
Kombëtarja është ngritur në renditjen më të re të FIFA-s. Kuqezinjtë, në renditjen e muajit maj gjenden në pozitën e 51-të, gjashtë pozita më lart, në krahasim me muajin e kaluar.Ekipi i Gianni De Biasit, edhe pse nuk e zhvilloi asnjë ndeshje në muajin maj, tash ka 624 pikë.

Kurse, sa i përket renditjes së përgjithshme, prin Gjermania me 1775 pikë, e përcjellë nga Belgjika (1509) dhe Argjentina (1496).