Shqipëria kthen nga Morina në Serbi miell e lëngje që nuk plotësonin kërkesat ligjore

E publikuar: 02/07/2020 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trupa inspektuese e AKU-së në pikën kufitare të Morinës, ka kthyer në vendin e origjinës produkte ushqimore që nuk plotësonin kërkesat ligjore.

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Pikën e Inspektimit Kufitar Morinë, gjatë kryerjes së procedurave të inspektimit kanë kthyer në vendet e origjinës, produkte ushqimore për mungesë dokumentacioni shoqërues dhe mospërmbushje të kërkesave ligjore.

Përkatësisht është kthyer në vendin e origjinës, Serbi, një sasi prej 2 tonë miell për mungesë të fletë analizës, si dhe 480 litra pije freskuese me origjinë nga Greqia me ri-eksport nga Kosova, për mosplotësim të kushteve ligjore për jetëgjatësinë e produktit.

Ndërkohë po në PIK Morinë, është bllokuar një sasi prej 14520 litra birrë për mungesë të fletë analizës, për të cilat nëse nuk plotësohet në kohë dokumentacioni shoqërues sipas legjislacionit në fuqi, do të kthehen në vendin e origjinës/ATSH.