Çmimet në Shqipëri janë rritur për 4.7% në muajin tetor. Kjo nënkupton se ka dallim me Bashkimin Evropian, i cili nivelin e inflacionit e preku me 3.6%.
Pas vitit 2022, inflacioni nisi të stabilizohej në gjithë Evropën, por në Shqipëri ritmi është më i ngadaltë.
Ndikimi i saj vjen nga struktura e ekonomisë, me problemet që hasen kryesisht nga sektori i prodhimit, raporton Euronews.al.
Indeksi i çmimeve në Shqipëri vitin e kaluar ishte 8%, ndërsa në BE 11.5%.
Por teksa inflacioni në Evropë është ulur si rezultat i uljes së çmimit të energjisë, në Shqipëri ai po qëndron mbi objektivin 3%.
Shqipëria vitin e kaluar renditej ndër shtetet me inflacionin më të ulët në rajon dhe në Evropë, por në muajin shtator u barazua me atë të BE-së, ndërsa një muaj më pas e kaloi.