Shqipëria firmos marrëveshjen për blerjen e flotës së dronëve “Bayraktar”

E publikuar: 20/12/2022 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rama Bayraktar

Shqipëria firmosi sot marrëveshjen për blerjen e flotës së dronëve “Bayraktar”, që sipas kreut të qeverisë Edi Rama është teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile.

Kryeministri Edi Rama tha se kjo marrëveshje është arritur falë partneritetit strategjik mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Të pranishëm gjatë marrëveshjes në Tiranë ishin Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes, përfaqësuesit e firmës turke ‘Bayraktar’, dhe Ambasadori i Republikës së Turqisë.

“Krenar që jemi të rreshtuar në aleancën më të madhe ushtarake, NATO-s dhe në të njëjtën kohë të jemi të rreshtuar në një partneritet strategjik mes nesh dhe Turqisë. Marrëdhënie e natyrshme e ndërtuar ndër vite, sot është në pikën më të mirë. Me këtë marrëveshje nuk po sjellim këtu në Shqipëri teknologjinë më të mirë të lartë në këtë fushë, por kështu do sjellim në Shqipëri një fushë të re njohurish dhe është shumë mirë që marrëveshja nuk është vetëm për të blerë dronët por ka të bëjë edhe me ndërtimin e një ure mes Forcave të Armatosura tona dhe kompanisë Bajraktar që do kujdeset për trajnimin e njerëzve, më shumë se 30 persona që do përzgjidhen me shumë kujdes me ndihmën e kompanisë Bajraktar që do vihen në një trajnim dhe do përgatiten për të marrë funksionin e qendrës së kontrollit që do jetë objekt i teknologjisë më të lartë në bazën ajrore të Kuçovës”, tha Rama./tch/