Shqipëria e varur nga emigrantët në Itali

E publikuar: 13/10/2017 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prurjet e emigrantëve janë një ardhur e konsiderueshme për vendet në zhvillim të Evropës duke përshirë edhe Shqipërisë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore që janë përpunuar nga Banka Qendrore Evropiane Shqipëria merr 75 për qind të remitancave nga Italia. Nga të dhënat shihet se pjesa e tjetër rreth 14 për qind e vijnë nga SHBA, 6 për qind nga Gjermania, 2 për qind nga Britania.

Në vendet e tjera të rajonit shihet se prurjet nga emigrantët janë më të diversifikuara. Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë furnitorët kryesore të rajonit me remitanca. Bullgaria bën përjashtim pasi rreth 58 për qind të remitancave i merr nga Turqia, shkruan albinfo.ch.

Në Kosovë të ardhurat më të mëdha janë nga Gjermania dhe Zvicra, përcjell albinfo.ch.

Në Shqipëri remitancat pritet të rriten me 1.8 për qind duke shkuar në 1,07 miliardë dollarë në fund të vitit 2017 nga 1,05 miliardë dollarë që ishin më 2016.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, prurjet e emigrantëve për periudhën janar-qershor ishin 298 milionë euro, me një rritje të lehtë prej 3% në krahasim me gjashtëmujorin e parë 2016.

Në mesin e përfituesve të mëdhenj të remitancave, India ruan vendin e parë, ku pritet të arrijnë në 65 miliardë dollarë këtë vit, pasuar nga Kina (61 miliardë dollarë), Filipinet (33 miliardë dollarë), Meksika (një rekord prej 31 miliardë dollarësh).