Shqipëria e rrezikuar nga terrorizmi

25.05.2015 16:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shqipëria e rrezikuar nga terrorizmi

Në dokumentin e Strategjisë Ushtarake të Shqipërisë që është depozituar tashmë në Kuvend, ekspertët e Forcave të Armatosura analizojnë rrezikun që has Shqipëria nga terrorizmi fetar në botë. Sipas tyre, terrorizmi përbën kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e vendit

“Tensionet rajonale të ndikuara edhe nga faktorë të tjerë ideologjikë, politikë, fetarë dhe kulturorë mund të frymëzojnë grupe ekstremiste, të cilat synojnë përhapjen e ideologjive ekstremiste dhe ndërmarrjen e akteve terroriste në zonën euroatlantike, përfshi Republikën e Shqipërisë. Zhvillimet e fundit në krahun jugor të Aleancës e bëjnë terrorizmin një kërcënim akoma më prezent, si për vendin tonë ashtu dhe për vendet e Aleancës”, thuhet në këtë dokument të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas ekspertëve, Shqipëria nuk konsiderohet si objektiv, por si një vend i mundshëm transit, gjë që paraqet një rrezik për sigurinë. “Sulmet kibernetike janë rrezik potencial për sigurinë globale, rajonale dhe sigurinë e Republikës së Shqipërisë. Objektiva të këtyre sulmeve mund të jenë administrata, biznesi, ekonomia, sistemi bankar, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, sistemet e transportit dhe furnizimit, sistemi energjetik, infrastruktura kyçe tokësore, ajrore e detare etj”., parashikon Strategjia Ushtarake. Dhe sa i përket kërcënimeve të sigurisë kombëtare, ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes nuk përjashtojnë dhe rrezikun që vjen nga krimi i organizuar dhe trafiqet e paligjshme, të cilat sipas tyre, do të vazhdojnë të paraqesin kërcënim për paqen dhe sigurinë në nivel global, rajonal dhe kombëtar. “Trafiku i armëve, drogës, qenieve njerëzore, materialeve të rrezikshme, pirateria dhe krimet kibernetike do të karakterizojnë krimin e organizuar ndërkombëtar.

Grupe ndërkombëtare të krimit të organizuar mund të bashkëpunojnë me shtete të dështuara, me grupe terroriste, si dhe të përdorin rrjete të sofistikuara, të cilat përbëjnë një sfidë për agjencitë e zbatimit të ligjit”, thuhet në Strategjinë Ushtarake të Shqipërisë. Sipas ekspertëve, një shkak i cenimit të sigurisë kombëtare vjen edhe si pasojë e destabilitetit politik, i cili sipas tyre, përbën rrezik për sigurinë dhe mbrojtjen e interesave kombëtare. “Përvoja e deritanishme e demokracisë ka provuar se një destabilitet i mundshëm politik rrezikon funksionimin normal të institucioneve, kërcënon paqen sociale dhe sigurinë publike, si dhe cenon rëndë sigurinë kombëtare. Cenimi i linjave kryesore të komunikimit dhe furnizimeve, si: siguria e linjave të energjisë, konkurrenca për naftë dhe burime të tjera strategjike përbëjnë kërcënim për sigurinë. Varësia e Shqipërisë nga një numër i kufizuar furnizuesish rrit nivelin e cenueshmërisë, i cili mund të shkaktohet nga shkaqe teknike apo edhe politike”, thuhet në dokument. /gazetashekulli/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA

Trump: ShBA-ja po udhëheq botën në AI – “Mos e vrisni pulën që bën vezët e arta!

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, por ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, por ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”

Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Kiev pas takimit 3-orësh me Putinin, Zelensky: Duam paqe, por na duhen garanci sigurie!

Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Kiev pas takimit 3-orësh me Putinin, Zelensky: Duam paqe, por na duhen garanci sigurie!

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trumpi kusht të ri Iranit: Duhet të kompensojë dëmet për të vrarët dhe të plagosurit

Trumpi kusht të ri Iranit: Duhet të kompensojë dëmet për të vrarët dhe të plagosurit

Fundi i traditës në Itali? Kërkohet ndalimi i karrocave me kuaj

Fundi i traditës në Itali? Kërkohet ndalimi i karrocave me kuaj

Sulmi në Berlin konsiderohet terrorizëm islamik, Policia e kërkon të dyshuarin në stacione, aeroporte e pika kufitare

Sulmi në Berlin konsiderohet terrorizëm islamik, Policia e kërkon të dyshuarin në stacione, aeroporte e pika kufitare

Trump paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit: Çdo vdekje e ushtarëve amerikan do të paguhet shumëfish

Trump paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit: Çdo vdekje e ushtarëve amerikan do të paguhet shumëfish

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar