Shqipëria e mrekullueshme, lë pas Spanjën dhe Italinë

E publikuar: 06/10/2016 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqipëria ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim kundër Lihtenshtajnit.

Kombëtarja fitoi me rezultat të pastër 2:0, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë.

Fillimisht shifrat i zhbllokoi Jahmir Hyka, ndërsa goli i dytë erdhi nga Bekim Balaj.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria renditet në vendin e parë me 6 pikë, pasi në ndeshjen tjetër barazuan 1:1 Italia dhe Spanja.

Golin për Spanjën e realizoi Vitolo, ndërsa për Italinë rezultatin e barazoi De Rossi./Albeu.com/