Shqipëria do ta kërkojë në play-off kualifikimin për botërorin historik

E publikuar: 13/11/2025 22:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet kombëtares së Andorrës dhe Shqipërisë në futboll.

Kuqezinjtë kanë shënuar fitore me rezultatin 1:0, me golin e Kristian Asllanit në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë.

Të përzgjedhurit e Sylvinho-s kanë mundur të shënojnë edhe më shumë gola, por Gjymshiti në pjesën e parë goditi shtyllën, ndërsa Rej Manaj nuk arriti të konkretizojë një rast të mirë shënimi pak minuta pas avantazhit të kuqezinjve, por topi kaloi shumë pranë portës kundërshtare.

Në pjesën e parë kishte pak raste shënimi dhe rrjetat qëndruan të heshtura. Kuqezinjtë dominuan në fushë. Goditja e Kristian Asllanit nga gjuajtja e dënimit në minutën e shtatëmbëdhjetë kaloi mbi portën kundërshtare. Në minutën e njëzet e dytë kuqezinjtë patën rast tjetër shënimi, por Hoxha u bllokua nga mbrojtja kundërshtare.

Vetëm një minutë më vonë, Hoxha u mundua të pasojë drejt Laçit, por ky i fundit ishte larg topit për ta plasuar në rrjetë. Andorra gati sa nuk kaloi në epërsi në minutën e njëzet e tetë kur goditja e Rodrigo, i papenguar nga mbrojtja e kuqezinjve, përfundoi mbi portën e Strakoshës.

Shqipëria pas shtatë ndeshjeve renditet e dyta me 14 pikë, shtatë më pak se Anglia, me katër fitore, dy barazim dhe një humbje nga vetme nga lideri i grupit K, me të cilin do të ndeshet të dielën në “Arenën Kombëtare”.

Shqipëria do të luajë play-off-in në muajin mars 2026. Kundërshtarët e kuqezinjve mund të jenë Polonia, Çekia, Sllovakia apo Italia. Ndërsa Anglia, pas fitores ndaj Serbisë, edhe zyrtarisht siguroi pjesëmarrjen në Botërorin 2026./kp