Shqipëri/ U gjet anash rrugës e aksidentuar dhe e braktisur, ndërron jetë gruaja në spital

E publikuar: 25/11/2024 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shqiperi

Shqipëri/ U gjet anash rrugës e aksidentuar dhe e braktisur, ndërron jetë në spital gruaja
Një grua ende e paidentifikuar ka humbur jetën në spital, pasi u gjet e aksidentuar anash rrugës në aksin “Fier-Lushnjë”.

Sipas policisë, ajo u transportua me ambulancë në spitalin rajonal të Fierit, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen e shtetases ende të paidentifikuar.