Policia e Shqipërisë i ka ndalur 27 njerëz nga Siria, Iraku dhe Sudani, që janë përpjekur ta kalojnë këtë vend gjatë rrugës së tyre për në pjesën perëndimore të Evropës.
Në kumtesën e sotme të policisë thuhet se janëarrestuar tre shqiptarë, të cilët për pagesë prej 600 e deri në 1,200 euro për një migrant, u kishin premtuar atyre se do t’i dërgonin në vendet e Bashkimit Evropian.
Nëse shpallen fajtorë ata mund të dënohenn me nga 10 vjet burg.
Migrantët kishin ardhur nga një kamp në Selanik të Greqisë fqinje, dhe kishin kaluar nëpër hapësirat malore për të arritur në pjesën lindore të Shqipërisë, raporton AP.
Migrantët, përfshirë 12 të mitur, janë dërguar në një kamp për kujdes emergjent, para se ata të kthehen prap në vendet prej nga kanë ardhur.
Deri tash, Shqipëria nuk ka qenë rrugë kryesore tranzitore për migrantët për në Bashkimin Evropian, megjithqë grupe të vogla kanë provuar të kalojnë për të arritur në vendet e dëshiruara.rel/