Helikopterët e ushtrisë vijojnë shpërndarjen nga ajri të ushqimeve për banorët e zonave të izoluara nga dëbora. Pavarësisht një moti të mirë, fshatra në veri të vendit vazhdojnë të mbeten të bllokuara.
Forca Ajrore në bashkëpunim me Emergjencat Civile, vijuan shpërndarjen e ndihmave ushqimore gjatë së premtes në tre drejtime.
Por helikopterët e ushtrisë fluturuan edhe në fshatin Theth, të njësisë Administrative Shalë, në Shkodër, si edhe një tjetër fluturim u krye në fshatin Kalis, Njësi administrative e bashkisë së Kukësit, shkruan Top Channel.
Forcat ushtarake shpërndan 4 ton ndihma, nga 1 ton ndihma ushqimore për çdo fshat.
Strukturat e Forcës Ajrore dhe Komandës Mbështetëse kanë vijuar edhe gjatë të shtunës shpërndarjen e ndihmave në fshatra të ndryshme të veriut që mbeten ende të izoluara.


















