Federata e Futbollit e Shqipërisë ka kërkuzar nga simpatizuesit që të tregojnë sjellje të mirë në ndeshjen kthyese me Serbinë më 8 tetor, në kuadër të kulifikimeve për Kampionatin Evropian, pasi dueli i parë një Beograd ishte përshkruar me dhunë dhe ndërprerë pas paraqitjes së një fluturakeje digjitale, raporton agjencia AP nga Tirana.
Zëdhënësi i kësaj Federate, Tritan Kokona, tha dje se në biletat e ndeshjes do të jetë emri i blerësit dhe mesazhi i shkruar “ne e dimë se si të luftojmë për fitore, por, po ashtu, si të tregojmë frymë të botës së qytetëruar, korrektësi, dhe respekt për ekipin mysafir”.
Autoritetet thonë se 1 mijë policë do të angazhohen për siguri në ndeshjen Shqipëria – Serbia, në kuadër të Grupit I, që zhvillohet në stadiumin e Elbasanit.
Ndeshja e parë kualifikuese, vitin e kaluar, ishte ndërprerë pas dhunës në mesin e lojtarëve dhe depërtimit të simpatizuesve të Serbisë në fushë.
Shqipërisë i është dhënë fitore me rezultat zyrtar 3:0.
Në Grupin I të kualifikimeve avancon Portugalia me 15 pikë, e dyta është Danimarka me 12, ndërsa Shqipëria është e treta me 11 pikë nga 6 ndeshje.
Dy ekipet e para kualifikohen automatikisht, ndërsa kombëtarja që plasohet në vendin e tretë shkon në gara plotësuese (playoff).