Shqipëri-Armeni, të gjithë tifozët kuqezi do të mbajnë frymën në Elbasan për ndeshjen eleminatore të 29 Marsit ku kombëtarja e drejtuar nga De Biasi do të kërkojë t’u japë vazhdimësi rezultateve pozitive për të ëndërruar kualifikimin në Euro 2016.
Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në treg të gjitha biletat dhe shitja do të vazhdojë deri në plotësimin e kapacitetit të “Elbasan Arena” që ofron disa opzione në sektorë të ndryshëm për njerëzit që kërkojnë ta ndjekin ndeshjen nga afër. Sipas një njoftimi të publikuar në faqen e federatës, pikat e shitjes se biletave per kete event do te jene prane biletarise se stadiumit Qemal Stafa ne Tirane , prane biletarise se Stadiumit Elbasan Arena, ndërsa që prej dy javësh kanë dalë në shitje edhe online. Kështu, çmimi p-ër tribunat C2, G2 është 1 mijë lekë, për sektorët C1, C3, G, 1 mijë e 500 lekë, për tribunat D, F dy mijë, në sektorin E 3 mijë, në B1 dhe B5 6 mijë, ndërsa vendet më të shtrenja nga 8 deri në 10 mijë janë ato të tribunave B2, B4, A1, A4 dhe B3. Ndeshja ndaj Armenisë është e dyta për kombëtaren kuqezi që do ta luajë në qytetin e Elbasanit ku ndodhet edhe stadiumi i vetëm që plotëson kriteret për organizimin e një ndeshjeje ndërkombëtare./supersport/veqsport.com/