Shqipëri: 65-vjeçarja humb jetën pasi u sulmua nga qeni i fqinjit

E publikuar: 04/02/2026 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një incident me pasoja fatale ka ndodhur në zonën e Belshit, ku një grua e moshuar ka ndërruar jetë pasi është sulmuar nga një qen.

Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçarja Emine Agolli, nga fshati Çërragë, është plagosur rëndë në gjymtyrët e poshtme si pasojë e kafshimit të qenit në pronësi të fqinjëve. Gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar, duke sjellë humbjen e jetës, raporton Euronewsalbania.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po merren masa ndaj personit përgjegjës për mbajtjen e kafshës.