Shqipe Mjekiqi –Sadiku është deklaruar duke konfirmuar publikisht raportimet se ka dhënë dorëheqje nga strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ajo thotë se njëra ndër arsyet e dorëheqjes së saj, qe hapësira e pamjaftueshme për të kontribuar derisa pohon po ashtu se edhe përgjegjësitë e kompetencat ishin të kufizuara.
”Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të martën, më 14 mars 2023, kam dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mundësinë për të shërbyer në strukturat e larta e morra si besim dhe konfirmim për vullnetin e mirë drejt ndryshimeve thelbësore.
Fatkeqësisht, hapsira për të kontribuar ishte e pamjaftueshme ndërkaq, përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kisha. Për më tepër, përpjekjet për të ndryshuar këtë nuk patën sukses.
Vazhdoj të mbetem me gjithë qenien time në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Falënderoj nënkryetarët tjerë, anëtarët e Kryesisë si dhe gjithë strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbështetjen. Poashtu, falënderoj familjen time dhe miqtë e shumtë pa përkrahjen e të cilëve ky rrugëtim, sado i shkurtër, do të ishte i pamundshëm”, tha Mjekiqi.