Kjo është njëra nga shprehitë më të shëmtuara dhe më të zakonshme që mund të hasni.
Megjithatë krahas kësaj ende nuk është arritur qëllimi që të ndalohet kafshimi i thonjëve.
Por pse nuk e bëjmë atë?
Këtë gjë e kanë shtjelluar psikologët me mijëra herë, megjithatë një i fundit pretendon se është e vërtetë ajo që do të u tregojmë tani.
Kafshimi i thonjëve vie ngase mund të ketë një shpërqëndrim nga ndjenjat negative për të menaxhuar stresin dhe ankthin që na ndihmon për vazhduar zakonin e përditshëm, përcjellë Klan Kosova.
E njëjta gjë ndodhë po të keni edhe ndonjë gozhdë në duart tuaja apo ndonjë thumbuese, e gjitha vie nga një nevojë për të menaxhuar thellë ndjenjat e shqetësimit.
Ndërsa të gjithë këtë psikologu arriti ta kompletoi duke thënë se kjo mund të jetë një sinjal që kërkon rregullimin e emocioneve.
Megjithatë profesori i shkollës së psikologjisë në Herdfordshire, Karen Pine, tha se dicka të tillë mund të ju sjellë si rrjedhojë edhe kapjen e flokëve duke i tërhequr ato, pastaj prekjen e lëkurës etj.
Kështu sipas psikologut Pine, kafshimi i thonjëve është sinjal që tregon nëvojën për të rregulluar emocionet, shkruan Mail Online, përcjellë Klan Kosova.