I shpëtoi kancerit, vdiq nga mbidoza – e ëma kujton fjalët e fundit të saj! (Foto)

E publikuar: 18/10/2016 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nënë e pikëlluar ka rrëfyer momentet e fundit të kaluara me vajzën e saj, e cila e kishte mundur kancerin kur ishte foshnjë, por më vonë vdiq nga një mbidozë ekstazi.

Sherie-Lea James, kur pa nënën e saj Sam për disa minuta pas ishte kthyer nga një pushim në Cornwall, Angli, i kishte thënë asaj: “Unë të dua mama”, para se të shkonte në një festë me një shoqe të saj, transmeton Telegrafi.

s1

Dhe hera tjetër kur zonja James e kishte takuar vajzën e saj ishte momenti kur mjekët ishin duke tentuar që ta ringjallnin atë, pasi ajo kishte marrë tableta ekcstasy, dhe pas së cilës gjë kishte pësuar një arrest kardiak.

s2

Ajo u deklarua e vdekur në spital, ku stafi u përpoq edhe një herë më kot për të sjellë atë përsëri në jetë.

E zonja James, 43 vjeç, thotë se jeta e saj do “kurrë nuk të jetë më e njëjtë” dhe ka kërkuar nga adoleshentë të tjerë për të qëndruar larg nga droga, në mënyrë që të shmangin tragjedi të ngjashme në të ardhmen.

s4

Me lot në sy ajo ka thënë: “Unë kam humbur vajzën time dhe kurrë nuk do ta harroj këtë. Në qoftë se një gjë e mirë mund të dalë nga kjo është se shpresoj që fëmijët të mendojnë dy herë para se të marrin drogë”.