Shpëtohen dy gratë e zhdukura përpara 5 muajsh në det

E publikuar: 28/10/2017 08:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një udhëtim i planifikuar nga Hauai në Tahiti me një varkë të vogël nuk ka shkuar ashtu siç duhet për dy gratë Jennifer Appel dhe Tasha Fuiava nga Honolulu. Një nga celularët e tyre ra në ujë që ditën e parë të ekskursionit. Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë për dy gratë.

Në maj, rreth një muaj nga udhëtimi i tyre, kushtet e papërshtatshme të motit shkaktuan avari në motorin e varkës. Pavarësisht kësaj, ato menduan se mund të arrinin në Tahiti duke përdorur velat. Destinacioni i tyre, Tahiti, ishte me mijëra milje larg vendit ku ndodhej varka. Gjërat u përkeqësuan edhe më tej, kur ato humbën orientimin dhe përfunduan në oqean të hapur prej 5 muajsh.

Pastruesi i ujit të varkës pushoi së punuari dhe jeta e tyre u vu në rrezik. Fatmirësisht ato u shpëtuan të mërkurën nga marina dhe ndodheshin rreth 900 milje në juglindje të Japonisë. Çifti dërgoi thirrjet e përditshme të shqetësimeve që askush nuk dëgjoi dhe më në fund u shpëtuan nga marina amerikane të mërkurën rreth 900 milje në juglindje të Japonisë.

“Kur pashë varkën e errët në buzë të horizontit, zemra ime kërceu sepse e dija se do të shpëtonim, sepse besoja me sinqeritet se do të vdisnim brenda 24 orëve të ardhshme,” tha Appel për mediat.