Një ekip ekspertësh të kafshëve të egra, kanë arritur të shpëtojnë dy arinj që kishin qëndruar të mbyllur për vite të tëra në kafaze të vegjël në një kopsht zoologjik në Armeni.
Videoja e filmuar nga ekipi ndërkombëtar që mbron kafshët e egra, shfaq një grup mjekësh që thyejnë shufrat e hekurta të kafazeve dhe nxjerrin arinjtë e murmë që qëndronin të shtrirë, dhe ishin në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Ata fillimisht ekzaminohen në vendin e ngjarjes, dhe më pas dërgohen në ambient të hapur që t’i ekspozohen rrezeve të diellit në kopshtin zoologjik Echmiadzin.
Personi që filmon këtë ngjarje ka treguar se njëri nga arinjtë kishte gjashtë vjet, dhe për vite të tëra kishte qëndruar në errësirë duke mos parë diellin me sy. /Telegrafi/