Bëhej fjalë për largimin e njërit prej artistëve më të mirë të muzikës shqiptare. Po ashtu edhe bashkëshortja e tij, Mira Konçi, e cila prej vitesh është larguar nga skena, tashmë nuk do ishte as në Shqipëri.
Mesa duket, vendimi është marrë për faktin se Saraçi kaloi një periudhë të vështirë shëndetësore si dhe fëmijët e tij tashmë të rritur, mund të kishin një të ardhme më të mirë në Amerikë. Tani që është rikthyer, paparazzi ynë e fotografoi Shpëtimin në shoqërinë e muzikantëve të njohur dhe miqve të tij të vjetër si Alfred Kaçinari dhe Genti Rrushi.


















