Shpërthimi i Velipojës, vdes nga plagët edhe i biri i pronarit, Hektor Zenuni

E publikuar: 07/08/2017 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një lajm i kobshëm ka mbërritur në familjen Zenuni në Velipojë: ka vdekur nga plagët e rënda në spital edhe Hektor Zenuni, djali i  Besnik Zenunit.

Hektor Zenuni ishte dërguar në Turqi për mjekim të specializuar.

At e bir u plagosën rëndë nga shpërthimi në lokalin Cavaliero në kompleksin turistik “Fishta” në Velipojë më 28 korrik 2017. I pari u godit nga gazi dhe flakët, Besnik Zenuni, në 95% të trupit. Ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, kurse djali i tij, Hektori, u plagos nga shpërthimi i dytë, pasi tentoi të shpëtonte të atin.