Shpërthimi në Prizren – 2 nga 9 të lënduarit dërgohen në QKUK

E publikuar: 22/11/2023 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy nga nëntë personat e lënduar me granatë në tregun e kafshëve, në Prizren, janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Syla ka bërë të ditur se personat e lënduar që janë dërguar në QKUK, kanë plagë të lehta dhe se janë jashtë rrezikut për jetë.

“2 nga personat që janë lënduar janë sjellë këtu në QKUK, janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Syla.

Ndryshe, sot Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nëntë persona janë lënduar nga shpërthimi i një granate dore tek tregu i kafshëve në Prizren.

Lajmin e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili kishte theksuar se të dyshuarit janë identifikuar dhe janë në kërkim policor.