Një shpërthim me lëndë eksplozivi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm një familje në fshatin Gurëz në Kurbin.
Sipas të dhënave të deritanishme, një sasi tritoli ka shpërthyer, pasi ishte vendosur në derë të shtëpisë së familjes së Francesk Kastratit, emigrant në Itali.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe motivet e ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë Lezhë
Rreth orës 07:00, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Kurbin, ka ardhur një telefonatë se në banesën e F. K., e cila është në ndërtim gjatë natës ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nga verifikimet paraprake rezultoi se, në banesën në ndërtim e sipër të shtetasit F.K , emigrant ne Itali është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar pjesërisht murët dhe një pjesë e soletës. Si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar pasi banesa është në ndërtim, si dhe larg banesave të tjera.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, si dhe po punohet në mënyrë intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


















