Shpërthimi LIVE i Kastro Zizos për festivalin e RTSH-së: Të mallkuarit, duan 2 mln e 800 mijë Euro

E publikuar: 18/11/2017 12:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kastro Zizo ka shpërthyer në akuza ndaj organizatorëve të Festivalit të Këngës në RTSH. Ai pretendon se nuk ka marrë asnjë shpjegim për refuzimin e këngës që ka dërguar për të konkurruar. Sipas tij, përgjegjësit e këtij festivali janë njerëz që merren me pazare dhe po e përdhosin artin prej vitesh.

“Këta janë mësuar me 2 milionë e 800 mijë lekë që e kanë këtë vit të marrin aty. Janë pazarxhinj të vegjël! Janë zarfaxhinj të vegjël! Këta po e përdhosin artin! Kanë 27 vjet të mallkuarit”, u shpreh Kastro.

I pyetur nga Alban Dudushi, Kastro ka shpërthyer ashpër:

“Kënga është nja vals i jetës, me lotët e nënave, grave, emigrantëve sepse doja t’ia jepja shpirtin këtyre njerëzve dhe këtij vendi, që mbeti në një tranzicion madhor”.

Pas reagimit të tij, Albani është munduar ta qetësojë duke u kthyer nga Kejtlin e duke e pyetur me humor, nëse e frikësonte Kastro me këtë lloj sjelljeje.

“Kastro është shumë i mirë”, është shprehur ajo me buzëqeshje