Shpërthim në veri të Mitrovicës: 2 persona të lënduar e 7 vetura të dëmtuara

E publikuar: 16/01/2024 00:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reth ores 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicën e Veriut.

Zëvendlëskomandanti i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë se njëri person ka lëndime më të rënda, por ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth ores 23:50 dyshohet se ka shperthyer një granate dore te hoteli ‘Bisevac’ në rrugën ‘Knjaz Millosh’ në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime me të rënda, por është jashtë rrezikut për jetë”.

“Njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë ai.