Një shpërthim ka ndodhur në bulevardin Istikalal të Stambollit këtë pasdite, ndërsa raportohet për të vrarë dhe të plagosur.
Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, shkroi në Twitter se shpërthimi ndodhi në orën 16:20 dhe se ka viktima dhe të plagosur, por nuk dha detaje të tjera.
According to social media posts and images, there have been casualties in the explosion at Istanbul's Istiklal shopping strip. Not reposting the sensitive images. pic.twitter.com/4oQq81nDVO
— Ted Regencia تِد (@tedregencia) November 13, 2022
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të së dielës.
Në videot e postuara online shihen flakë pas një shpërthimi të fuqishëm, teksa qytetarët shihen duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Loud blast heard in Istanbul's Istiklal causing panic. pic.twitter.com/ZK6FViRooz
— Ted Regencia تِد (@tedregencia) November 13, 2022
Transmetuesi CNN Turk tha se 11 persona janë plagosur. Bulevardi ku ndodhi shpërthimi është i frekuentuar nga turistët dhe banorët lokalë dhe aty gjenden dyqane dhe restorante.
Turqia është goditur nga një seri bombardimesh vdekjeprurëse ndërmjet viteve 2015 dhe 2017, përgjegjësinë e të cilave e morën grupi militant Shteti Islamik dhe militantët kurdë.
/Top Channel