Gjatë mesnatës së mbrëmshme, një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë shok-bombë, ka shqetësuar banorët e “Lagjes së boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.
Kjo lagje është e banuar me popullatë të përzier.
Sipas informacioneve shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, ndërsa përveç dëmtimeve të vogla në një automjet, nuk ka të lënduar.
Po ashtu mësohet se policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetime