Shpërthim në konvojin e NATO-s në Kabul, tetë të vrarë

E publikuar: 03/05/2017 08:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një sulm vetëvrasës në një konvoj që i përket misionit të NATO-s në Afganistan ka vrarë të paktën tetë persona në Kabul, thonë zyrtarët.Viktimat ishin të gjithë civilë, i tha një zëdhënës i qeverisë BBC-së.Rreth 25 persona të tjerë u plagosën.
Shpërthimi ndodhi pranë ambasadës amerikane gjatë orëve të hershme të mëngjesit.Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë nëse ishte pas sulmit ndaj grupit të automjeteve ushtarake.