Në portën e një banese në lagjen Arrameras, në Fushë Krujë është vendosur një sasi eksplozivi mbrëmjen e së shtunës.
Paraprakisht raportohet se lënda shpërthyese është vendosur në portën e shtëpisë së shtetasit Artur Kurti.
Si pasojë e shpërthimit raportohet dëme materiale.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave. /abcnews