Shpërthim i fuqishëm godet Melitopolin

E publikuar: 30/05/2022 10:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Melitopolit i emëruar nga Rusia, thotë se ka pasur një shpërthim të fuqishëm në qytetin juglindor të Ukrainës, të hënën në mëngjes, raporton BBC.

Tymi i zi shihet në qendër të qytetit, tha Vladimir Rogov në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Ai shtoi se shpërthimi tronditi muret dhe dritaret e ndërtesave në disa rrugë.

Sipas disa raporteve, shpërthimi ndodhi në zonën ku ndodhet “kreu i rajonit të Zaporizhzhia” i emëruar nga Rusia, Yevgeny Balitsky.

Forcat ruse morën qytetin në fillim të luftës, në shkurt. Por që atëherë ka pasur rezistencë të ashpër nga banorët./Gazeta Blic/