Një shpërthim i fortë është dëgjuar këtë pasdite në qytetin e Sarandës në afërsi të portit pranë një diskoje.
Shpërthimi është dëgjuar nga banorët e zonës dhe godina është përfshirë nga flakët dhe tymi.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ku ka qenë e vështirë të neutralizohet situata. Për shkak të zjarrit të fuqishëm dhe tymit ekspertët ende nuk e kanë përcaktuar qartë shkakun e shpërthimit brenda diskos, e cila në ato momente ishte e mbyllur.
Grupi hetimor që po heton ngjarjen raporton për dëme materiale të shumta. Dyshimet janë ngritur për një shpërthim me tritol, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar./Shqiptarja/