“Gramoz Ruçi po e drejton shumë keq Kuvendin. Për të njëjtën çështje dhe mënyrë funksionimi penalizon deputetët e opozitës dhe favorizon deputetët e mazhorancës. Bën lëshime për PS dhe penalizon deputetët tanë”.
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, akuzoi dje kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, lidhur me mënyrën sesi ai po funksionon në krye të këtij Kuvendi.
I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Spaho tha se kulmin ai e arriti duke i ndëprerë fjalën Berishës.
“Unë nuk po diskutoj fare minutazhin për zotin Berisha, por që të ndëpresin fjalën kur ai tha me lejoni të mbaroj vetëm mendimin, kjo është e papranueshme” tha Spaho.
Spaho shtoi se nëse është për zbatimin e rregullores, Ruçi duhet të kishte kurajon ti ndërpriste fjalën edhe kryeministrit Rama që në shumë raste ndërron temën e diskutimit.
“Rasti më i fundit ishte seancën që kaloi kur po diskutohej për tjetër çështje dhe Kryeministri paraqiste strukturën e institucioneve të qeverisë. Atëhere përse zoti Ruçi nuk ia ndërpreu fjalën?” pyeti Spaho.
Numri një i grupit parlamentar të opozitë dha edhe një rast tjetër të shkeljes së rregullores nga ana e Ruçit dhe funksioniomit sipas të tij me dy standarte.
Sipas Spahos kjo ka ndodhur edhe në rastin kur kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, mungonte në sallë dhe në vend që të vijonin fjalimet sipas radhës me deputetë të PD, Ruçi ua dha fjalën deputetëve të PS.
“Pra nëse Ruçi premtoi dhe justifikon zbatimin e rregullores ai duhet ta bëjë si për opozitën dhe si për pozitën”, tha Spaho.
Nisur nga kjo, Spaho deklaroi se shumë shpejt grupi do të hartojë një stradegji lidhur me këtë mënyrë se si Ruçi po e drejton Kuvendin.
“Nuk është çudi që ne të ndërmarrim të gjitha nismat që na mundëson rregullorja e Kuvendit që shkojnë deri në bojkot të Kuvendit” tha ai.
Spaho bëri një analizë të situatës politike në të cilën i mëshoi shumë strategjisë së PD për të bërë një opozitë të fortë në parlament në katër vite.
Sipas Spahos, dy janë shtyllat kryesore të veprimtarisë së PD në këto momente: Analiza për humbjen e zgjedheve dhe reforma zgjedhore që do ti japë fund shitblerjes së votës dhe abuzimeve.
Spaho bëri publikë idenë e tij të hedhur që në zgejdhjet e vitit 2021 parlamenti të bëhet me 100 deputetë, zgjedhjet të zhvillohen sipas sistemit mazhoritar proporcional, votimi dhe numërimi të jetë elektronik dhe votimi të bëhet i detyrueshëm.
Por gjithësesi këto do të diskutohen për të shkuar më pas në një ligj të veçantë.