Në shkollën fillore “Dardania” në Pejë ka shpërthyer një gyp i ngrohjes, ndërsa si pasojë pesë nxënës janë lënduar. Dy prej tyre janë lënduar rëndë dhe si pasojë janë transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare në Pejë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës në shkollën fillore “Dardania” në Pejë, ndërsa nxënësve të lënduar fillimisht i është dhënë ndihma e parë në Spitalin e Pejës, ndërsa për shkak të lëndimit dhe pas konstatimit të mjekëve, dy janë transferuar në QKUK.
Kështu njoftoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.